Aktualitet

Komisioni/ Kushi flet për skenarët ndaj Covid: Jemi gati (DEBATET)

13 Tetor 2021, 08:49 Nga DOSJA
Komisioni/ Kushi flet për skenarët ndaj Covid: Jemi gati (DEBATET)

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se në rast se situata përkeqësohet nga Covid do të vihen në funksion skenarët e përgatitur. Ajo u shpreh gjatë Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik se nëse do të rriten shifrat nga Covid-19, i kanë gati skenarët për mësimin online dhe të alternuar.

“Nëse gjendja me Covid përkeqësohet ne i kemi gati skenarët e mundshëm për mësim fizikisht, me alternim dhe online. Vijon trajtimi për aftësitë dixhitale të mësuesve nëse kthehemi në mësim online. Kemi bërë arritje të mëdha. Skenari i dytë është skenari i kombinuar dhe skenari i tretë i cili është më i vështiri është ai i mësimit online. Unë besoj se ne nuk do të arrijmë në skenarin më të vështirë të mësimit online dhe as në atë të kombinuar edhe për shkak të vaksinimit të mësuesve.’- u shpreh ministrja gjatë Komisionit që vijoi për më shumë se 4 orë me radhë.

Kryetari i Komisionit, Agron Gjekmarkaj u largua nga seanca pasi nuk ndihej mirë. Ai kërkoi ndjesë duke qenë se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore, për t’ja lënë vendin zv.kryetarit Petro Koçit.

Gjatë komisionit, ministres iu bërë pyetje të ndryshme nga deputetët e opozitës për masat në shkolla. Deputeti Luçiano Boçi preku konfliktin mes dy mësueseve te gjimanzi ‘Andon Zako Çajupi’ në Tiranë, duke u shprehur se pas atij incidenti figura e mësuesit nuk do jetë më njësoj. Ai gjithashtu denoncoi rastin e një edukatoreje e cila sipas tij është hequr nga puna pasi u angazhua me politikë.

Ministrja Kushi deklaroi se janë marrë masa nga zyra arsimore e Tiranës për rastin e dy mësueseve që u përfshinë në konflikt. Ajo shpreson që të mos ndodhin më ngjarje të tilla dhe sidomos brenda ambienteve të shkollave.

Për mësimin në shkollën në Babicë, Kushi deklaroi se fotot e qarkulluara nga Partia Demokratike ishin montazh pasi ka parë video se mësimi vijon normalisht për fëmijët.

ZHVILLIMET NË KOMISION ORË PAS ORE:

15:04

Debati në Komision/ ‘Revolotohet’ Gjylameti: Nëse vijoni kështu, do largohemi!

13:36

PËRPLASJET në Komision/ Koçi urdhëron Zhupën: Mos ndërhy më, more vesh?

12:26

Mësimi i nxënësve të Babicës në lokal, Kushi: Pamjet ishin montazh

12:11

La në mes drejtimin e Komisionit, Gjekmarkaj i helmuar nga ushqimi

11:40

Sherri te Çajupi, Kushi: Nuk hiqen mësueset nga puna me një rënë të lapsit

11:39

Boçi denoncon heqjen e edukatores nga puna, Kushi: Nuk jam në dijeni

11:13

Sherri te ‘Çajupi’, Boçi: Mësuesi nuk do shihet me syrin e mëparshëm

10:57

I skuqur në fytyrë & me maskë, Gjekmarkaj: Për arsye shëndetësore do largohem

10:24

Boçi-Kushit: Meqë jemi të dy nga Elbasani, nuk bëhet m’ka çu nëna me la gojën

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike evis kushi komisioni i edukimit 13 tetor 2021 nisja e shkollave evis kushi komisioni i edukimit 13 tetor 2021 nisja e shkollave

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2021, 12:03

Arrestohen 9 persona në Tiranë

TiranëVihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. D,...