Aktualitet

I gjetën 1.1kg hashash dhe një automatik, 33-vjeçari në kërkim nga Policia

13 Tetor 2021, 12:36 Nga DOSJA
I gjetën 1.1kg hashash dhe një automatik, 33-vjeçari në

MAT- Sekuestrohen gjatë një kontrolli 1.1 kg hashash dhe një automatik në banesën e një 33-vjeçari në Mat. Policia ishte njoftuar se qytetari me inicialet Gj. D, kultivonte dhe shpërndante hashash dhe shkuan në banesë për ta verifikuar. Hashashi dhe arma u gjetën, por 33-vjeçari ishte larguar nga banesa dhe është në kërkim nga Policia.

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1.1 kg lëndë narkotike canabis sattiva dhe një armë zjarri automatik. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, shërbimet e DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në bazë dhe bashkëpunimit dhe informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gj. D., dhe si rezultat kanë gjetur një sasi prej 1.1 kilogram lëndë narkotike canabis sattiva.

Po gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës dhe ambientit përreth saj, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik që shtetasi Gj. D., e posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit Gj. D., 33 vjeç, dhe po punohet intensivisht për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 1.1 kg hashash kultivim lendesh narkotike ne kerkim 33 vjecari ne mat policia e matit 1.1 kg hashash kultivim lendesh narkotike ne kerkim 33 vjecari ne mat policia e matit

Sondazh

Poll