Aktualitet

22 mijë tifozë në stadium, indinjohet Fico: Pritet çudi historike me infektimet

13 Tetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
22 mijë tifozë në stadium, indinjohet Fico: Pritet çudi

ELBASAN– Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja kombëtares shqiptare me Poloninë në stadiumin ‘Air Albania’ ku të pranishëm ishin një numër i lartë tifozësh. Për shkak të prezencës së numrit të madh të tyre institucionet shëndetësore kanë parashikuar se numri i infektimeve me covid-19 pritet të rritet gjatë ditëve në vijim. Drejtoresha e Shëndetit Publik, Albana Fico shprehu indijnatën e saj gjatë një takimi më studentët në Elbasan, në lidhje më këtë çështje.

“Kjo vjen për masa që nuk respektohen. Për faktin se shkohet te Arena me 22 mije tifozë. Pritet neser çudia historike. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona qe vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjegur disa here me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Çdo njeri eshte nëna, babai, motra dhe vellai i dikujt tjeter. Është një infeksion i cili ka dëme nga te shumë dhe për jetë. Me përgjegjësi personale ju them se kemi rritje të rasteve dhe në moshat deri në 30 vjeç, ata njerëz që mund ta kenë kaluar dhe pas 5 6 muajsh kanë dëme. Post Covidin ne nuk e kemi të studiuar. Mos të harrojmë që kjo situatë do çojë dhe në ndryshimin në para. Qasja mes një shëndeti që duhet të ruajmë dhe kur një pjesë e popullatës nuk pëgjigjet. Shifrat sot janë të qarta, ka popullata të tëra të vaksinuara dhe ka akoma infektime por nuk ka vdekje, pasojat e Long Covidit janë një kosto shumë e madhe. Vaksinat janë shumë të stofistikuara dhe prodhimi i saj dukej si shans“ u shpreh ajo.

22 mijë bileta u shitën për ndjekjen e ndeshjes së kombëtares në stadium, pas heqjes së masave anti-covid.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albana fico covid-19 ndeshja shqiperi poloni albana fico covid-19 ndeshja shqiperi poloni

Sondazh

Poll