Aktualitet

Studentët preferojnë gjermanishten/ Pak vende bosh për këtë degë

13 Tetor 2021, 13:16 Nga DOSJA
Studentët preferojnë gjermanishten/ Pak vende bosh për

TIRANË – Në departamentin e Gjermanistikës tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë, vendet e lira numërohen me gishtat e njërës dorë. Janë plotësuar pothuaj të gjitha, në raundin e parë dhe të dytë.

Marsela Likaj: Dega e gjuhës Gjermane ofron 120 kuota të lira dhe deri tani janë 116 kuota të ezauruara. Kanë mbetur për t’u plotësuar në raundin e tretë dhe të fundit, vetëm 4 kuota të lira. Me një diplomë të gjuhës gjermane punësohesh në varësi të tre drejtimeve që ne ofrojmë në master, që janë Mësuesi, Përkthim, dhe Turizëm. Përkthyesit janë të kërkuar në shumë institucione, si ambasada, shtëpi botuese, institucione të atashuara në Shqipëri me fokus ekonomik, politik dhe social. Mund të them, që kërkesat janë të shumta edhe për studentët me njohuri të mira që në fakultet, që do të thotë se ata kanë trokitur në derën e duhur, nëse pasioni I tyre është gjuha dhe fusha e gjuhësisë.

Në hyrje të dy fakulteteve atij të Gjuhëve te Huaja dhe Fakultetit të Filologjisë është vendosur, që nga dita e hënë, një ekip prej 2 infermieresh dhe 3 mjekesh për të mundësuar vaksinimin e studentëve, në fakultetet ku ata do të studiojnë, në çelje të vitit të ri akademik, që fillon më 18 tetor. I gjithë stafi I Departamentit të Gjuhës Gjermane është vaksinuar, dhe është në pritje të studentëve që të vaksinohen, për të patur një sezon të qetë dhe të sigurtë, edhe ata edhe ne.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti i gjuhëve të huaja gjuha gjermane tirane universiteti i tiranes fakulteti i gjuhëve të huaja gjuha gjermane tirane universiteti i tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2021, 12:03

Arrestohen 9 persona në Tiranë

TiranëVihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. D,...