Aktualitet

Shtëpitë e tërmetit ndahen me short! Dosja.al zbulon SKEMËN, katin e vendosin goglat

13 Tetor 2021, 13:16 Nga DOSJA
Shtëpitë e tërmetit ndahen me short! Dosja.al zbulon SKEMËN,

TIRANË- Ndarja me short e shtëpive të rindërtuara ka qenë një vendim i papritur veçanërisht për familjet e dëmtuara që përfitojnë shtëpitë e reja.

“Familjet në nevojë dhe të moshuarit do të jenq përfituesit e privilegjuar që do të marrin tq parë shtëpitë, ndërsa të tjerët, me short publik”, njoftoi zëvendës-Kryeministri, Arben Ahmetaj.

Por si do të hidhet shorti? Kush do të përfitojë? Sa garanci ka procedura e shortit?

Burime nga Qeveria sqarojnë për Dosja.al se shorti do të hidhet nga njësitë vendore të zonave të prekura nga tërmeti. Shtëpitë do të ndahen sipas përfituesve dhe pastaj do t’i nënshtrohen shortit. Për shembull, nëse ka 100 përfitues të shtëpive me 2 plus 1, ata do të grupohen më vete, ata me 1 plus 1 në një grup tjetër dhe kështu për të gjithë formatet.

Përfitues do të jenë të gjithë. Pra shorti nuk do të vendosë se kush do të strehohet, pasi të gjithë pjesëmarrësit do të marrin shtëpi. Shorti do të ndajë pozicionet e shtëpive. Tek grupi 2 plus 1 psh do të ndahen me short për të gjithë ata që janë përcaktuar për tu strehuar në 2 plus 1, por kati, pozocioni i shtëpisë etj. Do të vendosen me short.

Garancia e shortit që është një tjetër pikë shetësuese nuk do të jetë vetëm hedhja e tij në publik. Të gjithë përfituesit do ta zgjedhin vetë shtëpinë e tyre. Gjithë apartamentet apo shtëpitë do të vendosen në short me adresën dhe pozicionin e saktë dhe secili përfitues do të tërheqë goglën e tij. Kështu do ta zgjedhë vetë nëse shtëpia e tij do të shohë lindjen apo perëndimin, jugun apo veriun, do të jetë në katin e parë apo në të fundit etj.

Kjo mënyrë, e zgjedhur për të shmangur korrupsionin dhe pakënaqësitë, duket efikase për një ndarje të drejtë. Të shohim se si do të zbatohet në 43 ditët në vazhdim.

(Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore kryesore ndarja e shtepive me short vkm 13 tetor 2021 ndarja e shtepive me short vkm 13 tetor 2021

Sondazh

Poll