Aktualitet

VD-Gëllçi pas hekurave, avokati: Do kandidonte sërish për RTSH, ëndrra e tij u zhbë!

13 Tetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
VD-Gëllçi pas hekurave, avokati: Do kandidonte sërish për

TIRANË– Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi ka dhënë detaje të tjera lidhur me pretendimet e klientit të tij. Në një prononcim për mediat pas seancës në Gjykatën Administrative, Dorian Matlija tha se kishte shkelje në procedurën e tij për shkarkim dhe se RTSH nuk kishte hapur një garë për zëvendësuesin e tij. Po ashtu, ai shtoi se Gëllçi kishte bërë gati projektin për të kandiduar sërish për postin e drejtuesit.


“Ai ka qenë i përgatitur për një ditë të tillë dhe kishte shpresë për t’u rikthyer në detyrë. Por ëndrra e tij zhbëhet prej nëpërkëmbjes edhe nga ana morale ndaj tij përmes asaj çështje penale që është ngritur ndaj tij. Pse nuk është hapur gara për drejtimin e RTSH-së? Statuti e ka të përcaktuar qartë dhe do presim që të ndodhë. Më bën përshtypje fakti që po përfaqësohet nga Avokatura e Shtetit dhe nuk ka të drejtë për të thënë gjithçka sepse kanë vetëm autorizim. Gëllçi nuk është i qartë për çështjen ndaj tij. Është i surprizuar. Tre anëtarët e tjerë janë të pafajshëm. Janë teknikë që nuk njohin procedura. Edhe akuza ndaj tyre nuk qëndron aspak. Nuk e kuptoj se përse gjithë kjo tymnajë e madhe. Nuk e di pse po ndodh, nuk ka qartësi të gjithë faktorëve politikë se çfarë do ndodhë me RTSH.  Ka një lënie djerrë të personave që janë emëruar nga Kuvendit për ta menaxhuar. Nuk është zyrtar i lartë nga ana që gjykon SPAK Sot apelojmë çështjen,”-tha ai.

LEXO EDHE: 

Gëllçi padit RTSH për shkarkimin nga detyra, avokati Matlija: Jepini 5 paga!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dorian matlija thoma gellci ne administrative dorian matlija thoma gellci ne administrative

Sondazh

Poll