Aktualitet

HARTA: Rikthehet moti i keq, stuhia pritet të godasë gjysmën e Shqipërisë

13 Tetor 2021, 11:58 Nga DOSJA
HARTA: Rikthehet moti i keq, stuhia pritet të godasë gjysmën e

SHQIPËRI– Pjesa me e madhe e territorit të Shqipërisë pritet të goditet nga stuhia duke filluar nga mbrëmja e sotme. Reshjet e denduara do të vijojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme për të ndaluar në fundjavë. Stuhia pritet të prekë lindjen dhe jugun e Shqipërisë, sipas hartës së publikuar nga mediat greke.

“Dita e enjte na sjell sërish një sistem të dendur me vranësira duke sjellë rrebeshe shiu. Në mëngjesin e enjtes dhe së premtes termometri në zonat malore zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë. Gjatë ditës së enjte natën presim që të shfaqen reshjet e dëborës në lartësi mbi 1200-300 mbi nivelin e detit. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, pasi sasia e reshjeve gjatë të premtes dhe fundjavës do të jenë më të pakta,” njoftoi po ashtu meteologia Adiola Bami.

Vendet e rajonit gjithashtu do të preken nga moti i keq me shira dhe stuhi të fortë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit stuhi stuhi ne jug dhe lindje parashikimi i motit stuhi stuhi ne jug dhe lindje

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2021, 12:03

Arrestohen 9 persona në Tiranë

TiranëVihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. D,...