Aktualitet

VD/ Banesa s’ekziston me letra, do u prishet, Policia shoqëron me forcë të moshuarin

13 Tetor 2021, 10:00 Nga DOSJA
VD/ Banesa s’ekziston me letra, do u prishet, Policia shoqëron me

VLORË– Një person është shoqëruar nga Forcat “Shqiponja” në Komisariatin e Vlorës, pasi ka kundërshtyuar prishjen e banesës së tij. Bazuar në hartën e zonës, banesa nuk ekziston me letra dhe duhet të prishet për ndërtimin e një rruge duke lënë pronarët pa marrë dëmshpërblimin lidhur me çështjen.  

Avokati i familjes, Kujtim Çakrani bëri me dije se sot ka pasur një incident mes familjes dhe punonjësve të IMT-së për prishjen e banesës, ndërsa shtoi se kryefamiljari është shoqëruar në Polici pasi bëri rezistencë.

“Ka pasur një incident midis IMT me familjen Hamzai. Është një proces gjyqësor që vazhdin me një familje tjetër prej shumë vitesh. Nuk jemi kundër që të zbatohet ligji. Do bëjmë kallëzim penal. Nuk ka asnjë vendim për shembjen,”-tha ai për “Fax”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet konflikt ne vlore policia ne vlore tensione ne vlore vlore konflikt ne vlore policia ne vlore tensione ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2021, 12:03

Arrestohen 9 persona në Tiranë

TiranëVihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. D,...