Aktualitet

Shpërndarja e banesave për të prekurit nga tërmeti & ndryshimet në polici (VENDIMET)

13 Tetor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Shpërndarja e banesave për të prekurit nga tërmeti &

TIRANË– Ministrat raportuan këtë të mërkurë, vendimet që u miratuan gjatë mbledhjes së qeverisë. Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaruan vendimet që u miratuan.

Zv.kryeministri, Arben Ahmetaj deklaroi se me 25 nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve për familjet në nevojë të prekura nga tërmeti. Fillimisht do të bëhet shpërndarja e banesave për familjet në nevojë, të moshuarit e vetmuar dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, e më pas të tjerët do të marrin banesat me short publik.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pohoi gjatë fjalimit të saj se qeveria ka miratuar 3 projektvendime. Një prej tyre ka të bëjë me projektvendimin e Eurobondit, ku qeveria shqiptare do të marrë një borxh për të përballuar shpenzime shesë për buxhetin e shtetit, ndërsa dy vendimet e tjera kanë të bëjnë me eksportet në kuadër të nismës ‘Open Balkan’ dhe një për dhënien me qira të një sipërfaqe në Vlorë që do të përdoret për biznes.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zbuloi se punonjësit e policisë Rrugore do të pajisen me smartphone të cilët do të kenë edhe printin përkatës që sapo të evidentohet shkelja e kryer nga një drejtues mjeti, gjoba do t’u jepet në prezencë. Kjo do të bëjë sipas Çuçit shmangien e një “negociate” për gjobën mes policit dhe shoferit që ka kryer shkeljen. Shqipëria do të blejë edhe gjashtë radarë të cilët evidentojnë kryesisht shpejtësinë me të cilën qarkullojnë mjetet si ditën edhe natën.

‘Me këtë projekt do marrim rreth 110 smartphone që do jenë në duart e policëve në qarkullim që janë cift me printin përkatës dhe menjëherë kur evidentohet shkelja do të emetohet edhe gjoba duke ia dhënë në prezencë shkelësit. Blerjen e 6 radarëve që punojnë dhe evidentojnë cdo shkelje që lidhet kryesisht me shpejtësinë në qarkullim, ditën apo natën dhe automatikisht për cdo shkelje e çon informacionin dhe gjobën në qendrën operative pa pasur nevojë të “negociojë” shkelësi me punonjësin e policisë.’- tha Çuçi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

13:28

VD- Akuzat e PD për raportin e FMN-së, Ibrahimaj: Ekonomia ka ardhur në përmirësim

13:05

Ibrahimaj: Shqipëria gati për të dalë në Eurobond

13:04

VIDEO- Çuçi: Drejtori i ri e nisi punën me analizën e 100 ditëshit

13:01

VIDEO-Rritje pagash për policinë? Çuçi: Jemi duke e menduar, nuk do cënojmë buxhetin

12:38

VIDEO- Ahmetaj: Më 25 nëntor nis shpërndarja e banesave për të prekurit nga tërmeti

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore kryesore arben ahmetaj bledi çuçi delina ibrahimaj eurobondi i shqiperise policia e shtetit procesi i rindertimit vkm 13 tetor 2021 arben ahmetaj bledi çuçi delina ibrahimaj eurobondi i shqiperise policia e shtetit procesi i rindertimit vkm 13 tetor 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2021, 12:03

Arrestohen 9 persona në Tiranë

TiranëVihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. D,...