Aktualitet

VD-Nesër mbaron “100 ditëshi”! Ministri Çuçi dhe Nano mbledhin drejtuesit e Tiranës

13 Tetor 2021, 11:48 Nga DOSJA
VD-Nesër mbaron “100 ditëshi”! Ministri Çuçi

TIRANË“Keni 100 ditë kohë. 100 ditë për ta rivënë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë,”– ky ishte afati që vendosi kryeministri Edi Rama për Policinë e Shtetit. Kya fat përfundon nesër!

Pak ditë pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka filluar takimet me drejtuesit në Tiranë dhe rrethe. Ndërsa sot, ai i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka takuar për rreth dy orë drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe drejtues të sektorëve të ndryshme.


Mësohet se në takimin e sotëm është diskutuar për goditjen e grupeve kriminale dhe për rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën ndaj botës së krimit.

Megjithatë pritet që nesër të bëhet bilanci i punës dhe goditjeve të bëra nga efektivët e Policisë.

Rreth tre muaj më parë pas ngjarjeve të shumta kriminale në vend, Rama vuri një afat prej 100 ditësh për strukturat e policisë duke thënë se brenda këtij afati ata duhet të vendosnin rendin dhe angazhimin maksimal ndaj krimit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 100 diteshi i policise bledi çuçi edi rama gledis nano policia e shtetit 100 diteshi i policise bledi çuçi edi rama gledis nano policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2021, 12:03

Arrestohen 9 persona në Tiranë

TiranëVihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. D,...