Politike

Agim Baçi: Izraelitët i kërkuan Bashës që në 2017 ta largonte Berishën

12 Tetor 2021, 22:10 Nga DOSJA
Agim Baçi: Izraelitët i kërkuan Bashës që në

TIRANË-  Ish-kandidat i PD-së për deputet në qarkun e Durrësit Agim Baçi foli në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës. Në një intervistë për Abc News, ai tregoi prapaskenat e 4 viteve më parë në PD.

Sipas tij një kompani izraelite, e cila u kontaktua për të bërë fushatë për PD i kërkoi Bashës që të largonte Sali Berishën, por pasi kjo gjë u refuzua ana e liderit demokrat ata u larguan.

“Ne dimë dhe një gjë tjetër, kur një kompani e madhe nga Izraeli që erdhi dhe u kontaktua për të bërë fushatë për PD në 2017 dhe konstatoi që gjëja e parë që mund të bënte fushatë PD ishte të largonte Sali Berishën dhe Lulzim Basha nuk e lejoi. Këtë gjë ia tha Berishës në sy, ‘ata ikën se nuk pranova që ti të largoheshe nga PD’. Por këtë gjëra nuk thuhen, ne po themi për akte publike. Akt publik është që Sali Berisha ka heshtur për 8 vjet rresht duke mbrojtura Lulzim Bashën sa herë i është kërkuar që të ketë qëndrim”, tha Baçi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agim baci lulzim basha sali berisha agim baci lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll