Politike

“Kam ardhur direkt nga Londra”, emigranti merr rrugën për Berishën

12 Tetor 2021, 16:28 Nga DOSJA
“Kam ardhur direkt nga Londra”, emigranti merr rrugën për

KUKËS– Një emigrant ka marrë rrugën nga Britania e Madhe për të qenë në foltoren e tetë të ish-kryeministrit Sali Berisha që mbajti sot në Kukës.

Vetë emigrant, mori mikrofonin dhe tha se ndryshimi është se nuk kishte ardhur përmes aeroportit “Nënë Tereza”, por me linjë direkt nga Londra. Shqetësimi i tij ishte vota e Diasporës.

“Kam ardh direkt me avion nga Londra, veçse ka një ndryshim, nuk kam ardhur nga këto të Rinasit, por direkt prej Anglie. Desha me pyt çfarë do të bëhet me votat e diasporët, pasi atje ku jetoj unë të paktën, në Londër, janë të gjithë demokratë,”- tha ai ndër të tjera.

“Cila është e vërteta e qëndrimeve politike për votën e emigracionit dhe diasporës? E vërteta është kjo. Në vitin 2013, Edi Rama deklaroi se nuk futej në zgjedhje nëse lejohej të votonte emigracioni dhe diaspora. Mosfutja e tij në zgjedhje, krijonte një problem të madh për vendin. Në vitet e tjera, në çdo prag zgjedhjesh, kam kërkuar nga votuesit e PD që të bëjnë gjithçka për votën e emigracionit dhe diasporës. Në këto zgjedhje kam bërë të njëjtën gjë. Por të jap fjalën se zgjedhjet e ardhshme, kjo forcë politike do garantojë votën e emigrantëve. Të vetmit në Europë që nuk votoni, jeni ju. Sepse kanë frikë nga vota juaj,”- iu përgjigj Berisha. 

LAJMI KRYESOR: Sot ‘Foltorja’ në Kukës! Berisha: Vetëm të bashkuar fitojmë!

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll