Politike

SANKSIONET/ Berisha: Vota do zgjedhë edhe deputetin

12 Tetor 2021, 16:11 Nga DOSJA
SANKSIONET/ Berisha: Vota do zgjedhë edhe deputetin

KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha tha se me nismën e re dhe me ndryshimet që kërkon të bëjë, ccdo vendim që do të merret në Partinë Demokratike do të jetë e bazuar tek votat. I pranishëm në Kukës, në takimin e tij të tetë në kuadër të “Foltores” që ka nisur, Berisha tha se një variant është që të mos votojnë vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët, për të zgjedhur emrat e listave, kryetarët e vendosjen e shumë personave të tjerë në poste. 

“Ne do vendosim disa sanksione. E kemi atë shprehjen. Më mirë qiri i fikur se qiri i flliqur. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Në krye do të dalë ai që do të marrë vota më shumë. Varianti është që të votoni jo vetëm ju, por edhe shtetësit tanë. Të votojnë me ne për të përcaktuar kryetarin deputetin e me radhë, këshilltarë. Ish-kryetari kur e morri karrigen në vitin 2013 kishte dhënë një urdhër, kishte përjashtuar nga gara të gjithë ish-kryetarët. Ka vendos në statut që kryetarët e degëve dhe të seksioneve nëse kandidojnë duhet të japin dorëheqjen. E qytetëruar dhe e fortë është ajo forcë politike ku secili ka një votë,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR:VIDEO-Berisha nga Kukësi: Basha përdori miqësitë me SHBA për t’më përjashtuar

(Fm/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll