Politike

Berisha: Kurrë s’është shpallur non-grata një njeri që s’ka pasur asnjë gjyq!

12 Tetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
Berisha: Kurrë s’është shpallur non-grata një njeri

KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentur sërish shpalljen e tij non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. I pranishëm në Kukës, në takimin e tij të tetë në kuadër të foltores që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha tha se nuk ka ndodhur kurrë më parë që një vendim i tillë te merret për një njeri ndaj të cilit s’është ngritur asnjë akuzë.

“Njerëz të mirë gra dhe burra, djem dhe vajza të mirë, atdhetarë dhe patriot, që doni këtë vend e një Shqipëri sovrane, të bashkojmë vlerat, të bashkojmë besimet e guximin. Të bashkojmë më të mirën me më të mirët që jemi edhe kemi për të rivendosur demokracinë në Shqipëri. Për një Shqipëri që shikon drejt Evropës e jo drejt Beogradit. Për një Shqipëri që beson se e ardhmja e saj më e mirë është e Bashkimit Evropina. Është një thirrje që buron nga zemrat e atdhëtarëve. Të dashur demokrate dhe demokratë, foltorja është këtu falë virtyteve tuaja në një gjenerator të fuqishëm shprese. Çfarë synojmë ne? Synojmë të bashkohemi, të gjithë ata që të cilët besojnë tek vota e lirë, besojnë se njerëzit e lirë duhet të vendosin vetë, se nuk duhet të mashtrojnë. Foltorja jonë nuk synon kurrë as kundër partnerëve as miqve, nuk synon izolimin, cënimin e miqësive. Ata që bëjnë këto janë njerëz të vegjël e shprtzinj. Kjo parti dhe ky ish-kryetari i saj ka vendosur marrëdhëniet më të ngushta me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Kam takuar, kam pritur dhe jam pritur nga pesë Presidentë të SHBA-ve, përfshirë dhe Joe Biden kur ishte zv/President. Problemi të cilin Lulzim Basha e shfrytëzoi për një vendim me të cilin ai e goditi dhe mendoi se mund të godiste për vdekje pluralizmin është një problem ë cilin unë po e zgjidh në mënyrë personale dhe më të civilizuar. I jam drejtuar Gjykatës, tre gjëra dua t’ju them miqtë e mi, kurrë ndonjëherë në histori nuk është shpallur non grata një njeri që ka tetë vite që është larguar nga roli udhëheqës, për të cilin nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë, asnjë process gjyqësor brenda dhe jashtë vendit, siç ishte Sali Berisha,”- tha ai ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:VIDEO-Berisha nga Kukësi: Basha përdori miqësitë me SHBA për t’më përjashtuar

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll