Politike

“Harroje se na merr pushtetin me buzëqeshje”, demokrati i drejtohet Bashës në Kukësi

12 Tetor 2021, 16:25 Nga DOSJA
“Harroje se na merr pushtetin me buzëqeshje”, demokrati i

KUKËS- Një demokrat në Kukës gjatë foltores së sotme me emrin Mehmet Peka ka thënë se në momentin që Lulzim Basha ka shkuar në Has, i ka thënë se me buzëqeshje nuk ua merr dot pushtetin demokratëve. Ai shtoi se njësoj si ish-kryeministri Berisha e pyet veten se çfarë ka bërë që është shpallur ‘non grata’, njësoj e pyet edhe ai, duke shtuar se të vetmen gjë që kanë bërë është sjellja e demokracisë.

Mehmet Peka: Unë mas pari du me nis, jam demokrat i orëve të para, kam pak më shumë një histori të vogël….jam ndër të parët që kur ka ardhur Lul Basha në Has, i kam thënë këto fjalë. A e di kë ke me vete? I hoqi simbolet e PD-së dhe e spostoi luftën, më ka bërë përshtypje se ky nuk ishte numri i një demokrati. Flas kështu sepse nuk më ka zënë gjumi kur është krijuar Partia Demokratike. Me ardh puna e the nje shprehje të bukur, çfarë kam bërë kur ndodhi kjo non-grata? Edhe unë këtë pyetje kam bërë, çfarë kemi bërë ne more vëlla, përveçse kemi sjell demokracinë. I kam thënë edhe atij zotërisë, o zotni Basha me buzëqeshjen tënde harrojë se ia merr pushtetin demokratëve. Unë du me i ra shkurt, na u sëmur një plak dhe filloi duke thënë më shkoi jeta me shpendër, ishte koha e bufit, tha leva në kohën e Zogut dhe po vdes në kohën e bufit. Të mos na shkojë jetë me bijtë e komunizmit.

LAJM KRYESOR:VIDEO-LIVE/ Berisha nis foltoren në Kukës: Edi më ndiq, s’do e gëzosh mandatin!

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd mehmet peka sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd mehmet peka sali berisha

Sondazh

Poll