Politike

Berisha premton heqjen e traut: Ajo rrugë e ka nxjerrë veten të paktën dy herë

12 Tetor 2021, 17:05 Nga DOSJA
Berisha premton heqjen e traut: Ajo rrugë e ka nxjerrë veten të

KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar heqjen e traut në Rrugën e Kombit që ndan Shqipërinë me Kosovën. I ndodhur në Kukës në fotloren e tij të tetë në kuadër të nismës që ka ndërmarrë pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha tha se ajo rrugë i ka nxjerrë shpenzimet të paktën dy herë. Heqja e këtij trau, sipas Berishës do të jetë vendimi i parë i ndërmarrë nga qeveria e PD-së.

Si kushtrim vjen kjo nga çdo shqiptar. Duan protestën, duan fitoren. Nuk mund të pranojnë më karrigen mbi krimin të kreut të Meduzës, Edvin Ramës që është një rrezik i madh për kombin shqiptar. Akti i parë i Ramës ishte se 20 mijë familje të Kukësit u hoqën nga skema e ndihmës sociale si ndëshkim vetëm pse nuk e keni votuar Partinë Socialiste. Kur ne ngritëm punën e traut, na thanë se ka marrë boll Kukësi. Por kjo rrugë i jep Shqipërisë në vit rreth 400 milionë euro fitim vetëm nga Kosova. Kjo rrugë e ka nxjerrë veten që nga ndërtimi i saj deri më sot të paktën dy herë. Kurse ky e mban traun. Trau do hiqet javën e parë në aktin e parë të qeverisë demokratike,”- tha Berisha.

LAJM KRYESOR:VIDEO-Berisha nga Kukësi: Basha përdori miqësitë me SHBA për t’më përjashtuar

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll