Politike

FTESA e Berishës: Kushdo që krijon fraksione në PD, është i mirëpritur

12 Tetor 2021, 16:12 Nga DOSJA
FTESA e Berishës: Kushdo që krijon fraksione në PD,

KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë ata që mund të krijojnë në fraksion në Partinë Demokratike që t’i bashkohen. I ndodhur në Kukës, në takimin e tij të tetë në kudër të foltores që ka nisur, Berisha tha se kjo parti do të bëhet shumë herë më demokratike seç ka qenë.

“Analistë shtrojnë pyetjen: A do të ketë PD-ja fraksione? Cilido që është i aftë të ndërtojë fraksionin, është i mirëpritur, ne s’kemi frikë nga liria. I mirëpresim, fraksionet kanë rregullat e tyre. Do e bëjmë këtë parti shumë herë më demokratike seç ka qenë. Pas 30 vitesh jemi më të dijshëm dhe më të mençur. Dua t’i përshëndes sot të gjithë ata mijë delegatë që kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Quajeni si të doni, edhe rithemelim. Unë them që ai Kuvend do të sjellë edhe forcën që ka liria. Ju ftoj ta firmosni formularin kudo që jeni dhe të mblidheni për vendimet më të mira dhe demokratike,”- tha ai. 

LAJM KRYESOR:VIDEO-Berisha nga Kukësi: Basha përdori miqësitë me SHBA për t’më përjashtuar

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll