Politike

“Le të vdes tani”, Berisha i realizon ëndrrën demokratit në Kukës

12 Tetor 2021, 18:25 Nga DOSJA
“Le të vdes tani”, Berisha i realizon ëndrrën

KUKËS– Një simpatizant i ish-kryeministrit Sali Berisha ka realizuar ëndrrën e tij për të bërë një foto me liderin historik të Partisë Demokratike.

Gjatë “Foltores” së ish-kryeministrit në Kukës, qytetari u ngrit në këmbë, shkoi pranë Berishës dhe kërkoi të bëntë nje foto me të. Pas shkrepjes së fotos, demokrati tha se tashmë mund të vdiste i qetë, pasi e kishte realizuar ëndrrën.

“Përshëndetje Doktor Berisha, falenderimet më të përzemërta. Qendra ime ka qenë gjithmonë blu, qendër e vogël me fuqi të madhe. Jam kryetar i seksionit, i deleguar në Kuvend. Te trau i Kukësit kur kam përmendur emrin tënd më kanë arrestuar, por votën në shtëpinë time s’kanë arritur kurrë ta marrin.  Më ka arrestuar i biri i Kristaq Ramës. 14 anëtarë të familjes time janë pro Partisë Demokratike, pro Berishës. Kam edhe një fjalë, edhe me vdek ta bëj një foto me ty. Edhe po vdiqa, dua të kem një foto me ty,”- tha ai.

LAJMI KRYESOR: Berisha nis foltoren në Kukës: Edi më ndiq, s’do e gëzosh mandatin! 

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll