Politike

Berisha: Ballkani do gjejë paqe kur të ndëshkohet Serbia për krimet në rajon

12 Tetor 2021, 17:03 Nga DOSJA
Berisha: Ballkani do gjejë paqe kur të ndëshkohet Serbia për

KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Rajoni i Ballkanit do të gjejë paqe vetëm kur Serbia të ndëshkohet për krimet e bëra ndaj Kosovës, Shqipërisë e vende të tjera. I pranishëm në Kukës, në foltoren e tij të tetë, Berisha tha se vetë Kryeministri Edi Rama në këto 8 vite në vend që të ndjekë nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania, ndoqi nismën e Beogradit.

“Që nga Enver Hoxha deri më sot shqiptarët nuk kanë patur kurrë një kryeministër më antinjerëzor e antikombëtar si Rama. Ky nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në vasal të verbër të Beogradit. Një vit më parë, refuzoi të votonte rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë, pasi e urdhëronte padroni i tij Vuçiç. Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, më të egrin e Luftës Ballkanike që është dokumentuar. Përgatitu Sllovodan, jo vetëm për krimet në Kosovë edhe në Shqipëri do të ndëshkojmë Serbinë për krimet e shëmtuara. Ne do të ngremë zërin dhe do të dënojmë gjenocidin, e bëjmë këtë si kusht i të gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe. Edi Rama në këto 8 vite në vend që të ndjekë nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania, ndoqi nismën e Beogradit. Edi Rama nisma e Beogradit është vasalitet, është armiqësi për Kosovën dhe rrethim i hapur ndaj Kosovës. Ndaj dhe kohërat janë kritike dhe vendimtare,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: VIDEO-Berisha nga Kukësi: Basha përdori miqësitë me SHBA për t’më përjashtuar

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll