Bota

“Fqinja më e keqe në Britani”, banorët peticion për ta larguar nga lagjia

12 Tetor 2021, 16:04 Nga DOSJA
“Fqinja më e keqe në Britani”, banorët peticion

ANGLI– Një grua në Britani është konsideruar si “fqinja më e keqe që mund të imagjinoni” dhe është dëbuar nga një banesë në Manchester, pasi banorët e zonës firmosën një peticion për ta larguar. Mediat e huaja raportuan se nëna e pesë fëmijëve përplasi një mjet tip Audi dhe i kërcënoi banorët se do iu digjte shtëpitë. Gemma Lucketti, 37 vjeç, u arrestua nga policia pasi shkaktoi 1.500 paund dëme, ndaj fqinjit të saj të cilit i goditi makinën me çekiç. Banorët e zemëruar, nisën peticionin për ta larguar nga lagjia e tyre.

“Duam që Gemma të largohet që këtu, në mënyrë që të jemi të sigurtë se askush dhe asnjë familje nuk do të lëndohet dhe të përjetojë dhunë fizike apo verbale. Na lini të jetojmë në paqe në komunitetin tonë pa patur frikë nga veprimet e kësaj gruaje”, thanë banorët.

Një grua tregoi se kishte ngritur një gardh 5 metra të gjatë pasi Gemma i theu derën e pasme të shtëpisë, duke shtuar se kishte frikë të dilte në rrugë vetëm pasi mund të përballej me të. Lucketti pranoi tre akuza të bëra ndaj saj në Gjykatën e Manchesterit, për shkaktim dëmesh kriminale dhe mbajtje armësh sulmuese. Ajo pranoi gjithashtu të ndërronte shtëpinë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fqinja me e keqe ne britani gemma lucketti fqinja me e keqe ne britani gemma lucketti

Sondazh

Poll