Sport

Shqipëri-Poloni, FSHF shpjegon rregullat që duhet të dini për të hyrë në stadium

12 Tetor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Shqipëri-Poloni, FSHF shpjegon rregullat që duhet të dini

SHQIPËRI-Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.

– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj

– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fshf polonia shqiperia fshf polonia shqiperia

Sondazh

Poll