Sport

Në “Wembley”, Anglia pret Hungarinë, ja formacionet e mundshme…

12 Tetor 2021, 10:37 Nga DOSJA
Në “Wembley”, Anglia pret Hungarinë, ja formacionet e

ANGLI – Në grupin “I” për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”, duke nisur nga ora 20:45, krahas ndeshjes Shqipëri-Poloni, që do të luhet në “Air Albania”, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Anglia do të përballet me Hungarinë, ndërsa San Marino do të presë Andorrën.

Në ndeshjet e të shtunës së 9 tetorit, Anglia fitoi me rezultatin e thellë 5-0 kundër Andorrës, kurse Hungaria u mund 1-0 në “Puskas Arena” nga Shqipëria.

Skuadra e “Tre Luanëve” e Gareth Southgate dhe ajo e Marco Rossit të Hungarisë, janë ndeshur 9 herë midis tyre, ku 7 fitore u kanë takuar britanikëve dhe vetëm një ndeshje është mbyllur në barazim

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Anglia do të mungojë mesfushori Kalvin Phillips, kurse te Hungaria do të mungojnë Endre Botka dhe Attila Fiola. Formacionet e mundshme të dy kombëtareve do të jenë:

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Mings, Chilwell; Rice, Henderson; Sterling, Mount, Grealish; Kane.

Hungaria (3-4-2-1): Gulacsi; Orban, At. Szalai, Lang; Nego, A. Nagy, Kleinheisler, Z. Nagy; Schon, Szoboszlai; Sallai.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll