Sport

Tifogrupet më të mëdha të trevave shqiptare sot në Tiranë për kuqezinjtë

12 Tetor 2021, 10:25 Nga DOSJA

TIRANE – 22 mijë tifozë të pranishëm në “Air Albania” nga të gjitha trevat shqipfolëse. Sot stadiumi do të jetë e mbushur në kapacitet të plotë për një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e Kombëtares Shqiptare, në të cilën luhet mundësia për të shkuar në “Katar 2022”.

Në impiantin modern të Shqipërisë, mbështetja do të jetë maksimale, madje të gjitha tifo-grupet e Kombëtares dhe të klubeve të mbarë shqiptarisë do të bashkohen në një sektor të vetëm, për të dhënë mesazhin e qartë se të gjithë bashkë, në fushë dhe në tribuna, duhet të jemi një. Si e vetmja rrugë, për të ecur me krenari dhe të palëkundur përpara drejt arritjes së një objektivi historik për Shqipërinë.

Surpriza do të jetë një banderolë gjigante, e cila do të japë mesazhin e bashkimit të fuqive në të një të vetme, të pamatë, rreth ëndërrës kuqezi.

“Air Albania” do të jetë një “vullkan” kuqezi, një “ferr” i vërtetë për kundërshtarët, që duhet t’i bëjnë llogaritë me një fuqi të pazakontë që buron nga bashkimi rreth simbolit të kombit, Kombëtares së Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll