Sport

Pas shkarkimit nga Chelsea, është favorit për t’u bërë trajner i Newcastles

12 Tetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Pas shkarkimit nga Chelsea, është favorit për t’u

ANGLI – Ish-mesfushori, i cili para pak kohësh u largua nga Chelsea për shkak të rezultateve, një klub ku ai ishte edhe idhull i tifozëve “blu” të Londrës si lojtar, me gjasa mund të kthehet në pankinën e një klubi të Premier League, më shpejt nga sa mendohej.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Frank Lampard pritet që të pasojë Steve Brucen në ditët e ardhshme, për të cilin thuhet se është me orë të numëruara në krye të pankinës së Newcastle, e cila aktualisht pozicionohet në vendin e 19-të të Premier League.

“The Magpies”, klub që tani ka kaluar në pronësi të një kompanie nga Arabia Saudite, pritet t’i nënshtrohet një transformimi në janar, për të përmbushur ambiciet e sheikëve. Dhe ky revolucion pritet të nisë nga pankina, ky ish-trajneri i Chelseas Frank Lampard është “pole” për të zënë vendin e Steve Bruce, ndërkohë që si kandidatë janë përfolur edhe emrat e italianit Antonio Conte dhe spanjollit Roberto Martinez.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll