Sport

Trajneri Edi Reja e ka të qartë, ja si do të luajë Shqipëria sot kundër Polonisë

12 Tetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
Trajneri Edi Reja e ka të qartë, ja si do të luajë

TIRANE – Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit “Katar 2022” dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.

Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij.

Në krahasim me ndeshjen ndaj Hungarisë katër ditë më parë, tekniku italian pritet të bëjë katër ndryshime, tre prej të cilave të detyruara dhe një për zgjedhje teknike të tij.

Nuk do të jenë në dispozicion të italianit mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në Budapest, mesfushori Endri Çekiçi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në testet zyrtare të UEFA-s.

Në portë trajneri do të konfirmojë Etrit Berishën, që është në formë mjaft të mirë dhe do të luajë me shiritin e kapitenit në krah. Në mbrojtje, krahas Ismajlit e Kumbullës, do të zbresë në fushë edhe Veseli, që do të marrë vendin e Gjimshitit të dëmtuar, pasi edhe në Hungari tregoi se është në formë të mirë.

Në mesfushë do të konfirmohen katër nga 5 titullarët e përballjes ndaj Hungarisë, me Hysajn e Trashin nga krahët dhe Gjasulën e Baren në qendër, ndërsa Nedim Bajrami do të luajë nga minuta e parë në vendin e Çekiçit të pezulluar.

Ndryshon totalisht sulmi, pasi vendin e Cikalleshit pritet ta marrë Rey Manaj, i cili është edhe lojtar i ngjashëm me kavajasin, ndërsa në krah të tij do të luajë sulmuesi më në formë i momentit te kuqezinjtë, Armando Broja.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll