Sport

Shqipëria “copë” ndaj Polonisë, mesfushori rezulton me COVID-19

12 Tetor 2021, 12:28 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Nuk ka paqe për Shqipërinë në prag të ndeshjes me Poloninë. Pas Sokol Cikalleshit, një tjetër futbollist që ka rezultuar me COVID-19 është mesfushori Klaus Gjasula. Mesfushori është izoluar,sipas rregulloreve përkatëse mjekësore, ndaj nuk mund të luajë sonte ndaj Polonisë.

Një situatë vërtetë kritike, edhe për trajnerin Edoardo Reja, që duhet të bëjë pa tre lojtarë kryesorë dhe me shumë ndikim në këtë sfidë vendimtare, duke përmendur edhe dëmtimin e Gjimshitit. Qysh në fillim të grumbullimit, me COVID-19 rezultoi mbrojtësi i Tiranës, Erion Hoxhallari dhe fizioterapisti Voci. Shqipëria do të luajë sonte ndaj Polonisë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjasula shqiperia gjasula shqiperia

Sondazh

Poll