Sport

“Operacioni doli me sukses, sot ndeshjen do ta shoh nga shtëpia, ju uroj fat djema”

12 Tetor 2021, 09:50 Nga DOSJA

ITALI – Ka përfunduar me sukses saga e dëmtimit të Berat Gjimshitit, një prej humbjeve më të mëdha të repartit të mbrojtjes të kuqezinjve përballë Polonisë mbrëmjen e sotme.

Pasi ka thyer parakrahun në ndeshjen me Hungarinë, mbrojtësi kuqezi ka fluturuar drejt Italisë, ku në Torino kreu ndërhyrjen, e cila siç thotë edhe në postimin e fundit doli me sukses.

“Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen ditët në fundit. Operacioni ishte i suksesshëm dhe do të rikthehem sa më shpejt në fushë. Sonte do bëjë tifo nga shtëpia dhe i uroj shumë fat shokëve të skuadrës,” – shkruan Gjimshiti në postimin e tij më të fundit në Instagram.

Sipas mjekëve ky dëmtim do ta mbajë Berat Gjimshitin rreth një muaj larg fushës së blertë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll