KATAR 2022/ Gjermania pret biletën për në Kupën e Botës, Holanda, Rusia dhe Turqia nuk falin
11 Tetor 2021, 21:01Nga DOSJA
EUROPË– Gjermania është bërë skuadra e parë që kualifikohet në Botërorin 2022, pas Katarit që e fiton të drejtën si vendi organizator.
Grupi E: Schick udhëheq Republikën Çeke
Fitore e lehtë për Uellsin që pa Bale mundi Estoninë 1-0 falë golit të Moore në pjesën e parë dhe kështu ngjitet në vendin e tretë, me 11 pikë. Republika Çeke gjithashtu fitoi ndaj Bjellorusisë 2-0, udhëhequr nga Schick. Po me 11 pikë edhe Çekia.
Grupi G: Hollanda dominon, por Norvegjia mbetet afër
Holanda argëtohet ndaj Gjibraltarit. Takimi zhvilluar në Amsterdam përfundoi 6-0 me golat e Van Dijk, Depay, Danjuma, Malen dhe Dumfries. Kombëtarja drejtuar nga Van Gaal mbetet në vendin e parë me 19 pikë. Në vendin e dytë renditet Norvegjia që fitoi 2-0 pa Haaland. Në ndeshjen tjetër të grupit, Turqia e Calhanoglu mundi Letoninë vetëm në finale me penalltinë e konvertuar nga Ylmaz në minutën e 99-të.
Grupi H: Kroacia ndalet, Rusia është e para
Në Grupin H ka ndryshim hierarkish. Rusia merr vendin e parë falë fitores ndaj Sllovenisë përfunduar me shifrat 1-2. Goli i Ilicic për sllovenët nuk ishte i mjaftueshëm, ndërsa për rusët shënuan Diveev dhe Dzhikiya.Kroacia ndalet nga Sllovakia në një barazim 2-2.
Grupi J: Gjithçka është e lehtë për Gjermaninë
Fitore e lehtë për Gjermaninë, e cila në grupin e saj ka 21 pikë. Ekipi drejtuar nga Hans Flick mundi Maqedoninë e Veriut 4-0 me golat e Havertz, Musiala dhe dy realizimet e Werner. Rumania shkon në vendin e dytë duke mposhtur Armeninë 1-0 me golin e Mitrita. Përfundon 3-0 mes Islandës dhe Lihtenshtajnit.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCË-Një e dielë vërtet për tu harruar për mesfushorin e Nice Mario Lemina, ndërsa mesfushori ishte i grumbulluar me përfaqësuesen e Gabonit, tre hajdutë...
ANGLI-Benjamin Mendy mbetet në burg. Mbrojtësi i Manchester City-t, i cili do të përballet me një proces të nisur për akuza dhunë seksuale ndaj tri femrave më 2...
ZVICËR– Pas fitores së Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut, Xherdan Shaqiri u bë protagonist gjatë një interviste, kur një tifoz, iu afrua dhe i vendosi ...
TIRANË-Polonia ka udhëtuar e plotë drejt Shqipërisë për të sfiduar kuqezinjtë pasi obejektivi i vetëm i bardhekuqve është vendi i dytë. I vetmi që do të mu...
SHQIPËRI-Sulmuesi Sokol Cikalleshi do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Kombëtares ndaj Polonisë, që luhet të martën në “Air Albania” e vlefshme për eli...
SHQIPËRI-Berat Gjimshiti, ylli i mbrojtjes kuqezi që pësoi një dëmtim në parakrahun e majtë në ndeshjen me Hungarinë, është operuar ditën e sotme në një ng...
KOLUMBI-Pas nëntë fitoreve radhazi, Brazili ngadalësoi ritmin dhe nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 kundër Kolumbisë. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifiku...