Politike

PD: E vërteta që provon se nuk është krizë energjetike, por korrupsioni i qeverisë

11 Tetor 2021, 18:31 Nga DOSJA
PD: E vërteta që provon se nuk është krizë energjetike,

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ka cilësuar edhe njëherë si krizë korrupsioni dhe jo energjetike atë të shpallur nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Duma shprehet se bëhet fjalë për krizë korrupsioni e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë.

Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale. Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre. Kjo është e vërteta!,”-shkruan deputetja. 

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë Rama prezantoi planin me tre pika për përballimin e krizës së energjisë elektrike. Kreu i qeverisë deklaroi se garanton furnizmin pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorit familjar dhe të biznesit të vogël si dhe garanton mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për të njëjtat kategori. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma kriza e energjise elektrike grida duma kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll