Paloka: Nuk jemi në një situatë normale brenda PD, s’bëjmë dot opozitë
11 Tetor 2021, 18:17Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur pesimist lidhur me situatën e krijuar brenda PD-së. Pas mbledhjes së sotme, në një prononcim të shkurtër, Paloka tha se gjendje brenda grupit të partisë nuk ishte normale dhe për këtë arsye nuk mund që të bënin detyrën e tyre si opozitë e vendit.
“Çështje të zakonshme. Unë qëndrimin tim për këtë parlament e kam thënë që ditën e parë. Nuk bëjmë dot të paditurin sikur situata është krejt normale. Nuk jemi në një situatë krej normale. Sa të jetë kjo situatë do të jetë e vështirë për t’u bërë opozitë. Më vjen keq,”-tha Paloka.
Ndërkohë që Paloka është një nga deputetët që është parë pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar demokrat me vendim të kryetarit Lulzim Basha. Lëvizja e Bashës duket se ka prishur balancat brenda PD-së, duke i ndarë demokratët në dy kampe.
BRUKSEL– Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega shprehet se ndryshimet në ligjin e medias në Shqipëri do të rikthehen për shqyrtim në Ku...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është shprehur se Bashkia Tiranë ka marrë masat e nevojshme për përballimin e krizës energjitike. Në një in...
TIRANË– Partia Demokratike i ka përgënjeshtruar akuzat e ngritura nga deputeti Flamur Noka, që sipas tij kryedemokrati Lulzim Basha e ka etiketuar an...
TIRANË- Presidenti i vendi, Ilir Meta ka pritur në një takim Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Teresa Ribeiro, ku ka theksuar se liria e medias ësh...
Politike11 Tetor 2021, 11:42
TIRANË-Komisioni për Sigurinë Kombëtare u shoqërua ditën e sotme me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit Nasip Naço. Depute...