Politike

“Patronazhistët” problem në raportin e OSBE, Yuri Kim: Autoritetet të veprojnë, qytetarët duhet të votojnë pa

11 Tetor 2021, 15:03 Nga DOSJA
“Patronazhistët” problem në raportin e OSBE, Yuri Kim:

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm lidhur me të ashtuquajtur “patronazhistë”, të cilët u përdorën gjatë fushatës elektorale të 25 prillit. Kim ka shpërndarë një fragment nga raporti i plotë i OSBE-ODIHR lidhur me zgjedhjet në Shqipëri, i cili i referohet mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, ndërsa kërkohet hetim për të gjithë ata që cenojnë besimin e publikut gjatë procesit zgjedhor. 

“Shqipëria duhet të gartojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor,”-thuhet në raportin e zgjedhjeve. Ndërsa ambasadorja amerikanë shkruan se qytetarët duhet që të votojnë lirshëm pa pasur frikë apo presion. 

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas kësaj dhe rekomandimeve të tjera të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë,”-ka shkruar në postimin e saj ambasadorja Kim.

Skandali u zbulua nga Lapsi.al, ku një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, u keduan me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Për skandalin e patronazhistëve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion konstatoi se nuk ka pasur konsumim të veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. Ndërkohë që fenomeni ka zënë në një vend të rëndësishëm në raportin e OSBE-ODIHIR për zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan më 25 prill.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 11 Tetor 2021, 11:42

TIRANË-Komisioni për Sigurinë Kombëtare u shoqërua ditën e sotme me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit Nasip Naço. Depute...