Politike

“Ndryshimet në ligjin e medias në rend dite në PE”/ Reporteri i Shqipërisë në BE: Vetëm sipas “Venecias”

11 Tetor 2021, 16:54 Nga DOSJA
“Ndryshimet në ligjin e medias në rend dite në PE”/

BRUKSEL– Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega shprehet se ndryshimet në ligjin e medias në Shqipëri do të rikthehen për shqyrtim në Kuvend. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se është surprizuar që këto amendamente të cilat janë kritikuar rëndë, të jenë sërish në shqyrtim. Po ashtu, ndër të tjera shkruan se BE është treguar e qartë se amendamentet duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias përpara se të merren në konsideratë.

Postimi i David Legës:

Jam surprizuar kur mësova se amendamentet e ligjit për median në Shqipëri (të cilat janë kritkuar rëndë) ishin pjesë e axhendës së Parlamentit shqiptar. BE ka qenë e qartë: Ligjet e medias duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, përpara se të merren në konsideratë.

Vjet, më 7 tetor në një konferencë me ministren e Jashtme suedeze,Ann Linde, Rama tha se ligji ishte dërguar në Komisionin e Venecias për një opinion: Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias. Ajo nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike, ka dhënë disa rekomandime që do i vlerësojmë një nga një dhe do ta miratojmë ligjin, se në këtë xhungël lajmesh të rreme, sulme dhe keqedukim të të rinjve, shkelje të etikës së medias duhet që njerëzit të kenë të paktën të drejtën të mbrohen përballë dikujt që fshihet pas anonimatit dhe burimeve të jashtme. Është e thjeshtë. Kjo nuk mund të vazhdojë, ju këshilloj të gjithëve të shihni filmin: Dilema sociale.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike david lega ligji per median david lega ligji per median

Sondazh

Poll

Politike 11 Tetor 2021, 11:42

TIRANË-Komisioni për Sigurinë Kombëtare u shoqërua ditën e sotme me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit Nasip Naço. Depute...