Politike

Bledi Çuçi takon ministren britanike, bisedime për përforcimin e marrdhënieve midis dy vendeve

11 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Bledi Çuçi takon ministren britanike, bisedime për

TIRANË– Ministri i Brendshëm i vendit, Bledi Çuçi, ka pritur në një takim ditën e sotme, Ministren për Europën në Mbretërinë e bashkuar, Wendy Morton. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ministri Çuçi ka shkruar se diskutuan së bashku mbi bashkëpunimin e të dy vendeve, luftën kundër krimit të organizuar dhe programet të cilat kanë në fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë.

“Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë. Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”, shkroi Çuçi.

Ministrja britanike, Wendy Morton ndodhet në Tiranë për zhvillimin e një takimi zyrtar.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi wendy morton. bledi çuçi wendy morton.

Sondazh

Poll

Politike 11 Tetor 2021, 11:42

TIRANË-Komisioni për Sigurinë Kombëtare u shoqërua ditën e sotme me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit Nasip Naço. Depute...