Politike

‘Edhe unë do jem aty, do pres…’/ Rama harron premtimin, poshtë zyrës kishte protestë, vetë shkon në Shkodër

11 Tetor 2021, 16:21 Nga DOSJA
‘Edhe unë do jem aty, do pres…’/ Rama harron premtimin,

TIRANË“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm, kështu thotë Partia Socialiste,”-kështu tha kryeministri Edi Rama të premten duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën e qytetarëve për rritjen e çmimeve.

Të premten, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama i premtoi avokatit Adriatik Lapaj se do të ishte në zyrën e tij duke pritur një grup përfaqësuesish nga protesta, duke shtuar se edhe ai vetë do të ishte në zyrën e tij për ta ndjekur nga afër tubimin e qytetarëve.

“Fjala e fundit. Adriatiku do të dalë tek pullë të hënën, tek Kryeministria. Ora 17:00. Mos e lini vetë. Ti nuk do të jesh kurrë vetëm kështu thotë Partia Socialiste. Unë do jem vetë aty. Do rri atje ti pres,”-tha Rama në fjalën e tij gjatë emisionit.

Por e hëna erdhi shpejt, e aq shpejt Rama harroi premtimin e tij. Ndërsa poshtë zyrës së tij për më shumë se një orë, qytetarët protestuan kundër rritjes së çmimeve, kreu i qeverisë shkoi në Shkodër, për të zhvilluar një takim me nxënësit duke dëgjuar ankesat e shqetësimet e tyre.

Harroi vallë premtimin e bërë, apo mendoi se për shkak të kohës me shi, protesta nuk do të zhvillohej?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama protesta per rritjen e cmimeve edi rama protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll

Politike 11 Tetor 2021, 11:42

TIRANË-Komisioni për Sigurinë Kombëtare u shoqërua ditën e sotme me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit Nasip Naço. Depute...