Politike

‘Anëtarësia e PD llum’/ Deklarata e Nokës, reagon selia blu: Po shtrembërohet e vërteta

11 Tetor 2021, 13:46 Nga DOSJA
‘Anëtarësia e PD llum’/ Deklarata e Nokës, reagon

TIRANË– Partia Demokratike i ka përgënjeshtruar akuzat e ngritura nga deputeti Flamur Noka, që sipas tij kryedemokrati Lulzim Basha e ka etiketuar anëtarësinë me fjalën ‘llum’. Ata deklarojnë se është përpjekur të kryhet një shtrembërim i së vërtetës që ndodhi gjatë diskutimit.

Përpjekje të dëshpëruara dhe fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.’– thuhet në reagimin zyrtar të selis blu

Në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme, Flamur Noka pati përplasje me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Këto përplasje kanë nisur që nga zyrtarizimi i Nokës në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ‘Foltores’.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike flamur noka lulzim basha partia demokratike flamur noka lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 11 Tetor 2021, 11:42

TIRANË-Komisioni për Sigurinë Kombëtare u shoqërua ditën e sotme me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit Nasip Naço. Depute...