Aktualitet

Sherr brenda familjes në Durrës, 42-vjeçari godet në kokë kunatin dhe e bën për spital

10 Tetor 2021, 07:14 Nga DOSJA
Sherr brenda familjes në Durrës, 42-vjeçari godet në

DURRËS– Një 52-vjeçar me inicialet B.M., ka mbetur i plagosur pasi është goditur në kokë nga kunati i tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit. Në sherr e sipër, 42-vjeçari ka me inicialet M.A., ka goditur me sende të forta kunatin e tij duke e lënë të plagosur. 52-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, kurse autori është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Është vënë në pranga për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi me inicialet M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj te Durresit. Ky shtetas më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj. Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi G.S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne durres sherr ne durres

Sondazh

Poll