Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe përfundom brenda në dyqan

9 Tetor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe përfundom brenda

TIRANË– Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi është aksidentuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën“Ibrahim Dervishi”. 36-vjeçari me inicialet B. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vëndngjarja. Punohet për kapjen, shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll