Aktualitet

VIDEO- Plagosje në Shkodër! Qëllohet me armë zjarri në krah 24-vjeçari, i afërmi i vëllezërve Mehmedaj

9 Tetor 2021, 07:03 Nga DOSJA
VIDEO- Plagosje në Shkodër! Qëllohet me armë zjarri në

SHKODËR– Plagosje me armë zjarri në fshatin Mushan të Shkodrës! 24-vjeçari, Isak Mehmedaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në spitalin rajonal të Shkodrës me plumb në krah. I riu kërkoi ndihmën mjekësore pas plagosjes që iu bë, nga person/a ende të paidentifikuar. Mehmedaj është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Përballë policisë ai është shprehur se nuk ia ka idenë se kush mund të ketë qëlluar.

U riu është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e largët, në një zonë të pabanuar, teksa po hidhte mbeturinat në kosh.


Rezulton se Isak Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, një prej të cilëve është i dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit, të ndodhur më 28 nëntor 2020 në Shkodër.

Policia e specifikon ngjarjen si të paqartë, ndërkohë është nisur drejt vendit ku ndodhi plagosja me armë zjarri. Hetimet janë duke vijuar, për të bërë zbardhjen e plotë si dhe për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet isak mehmedaj plagosje në shkodër te shtena me arme ne shkoder isak mehmedaj plagosje në shkodër te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll