Aktualitet

U vra në krye të detyrës, trupa policore shqiptaro-amerikane i jep 15 mijë dollarë familjes së Saimir Hoxhës

9 Tetor 2021, 13:20 Nga DOSJA
U vra në krye të detyrës, trupa policore shqiptaro-amerikane i

TIRANË– Trupa policore shqiptaro-amerikane ka dhuruar një shumë parash për familjen Hoxha, e cila humbi djalin e saj vetëm pak javë më parë, nënkomisarin Saimir Hoxha që u vra në krye të detyrës. Mësohet se trupa ka zgjedhur të ndihmojë familjen Hoxha me një shumë parash prej 15 mijë dollarësh.

Paratë janë dorëzuar në familjen e nënkomisarit të ndjerë, i cili la pas të shoqen dhe dy djem të mitur. Hoxha u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa po zhvillonte një operacion antikanabis në Lezhë, paraditen e 28 shtatorit.

Disa orë më vonë, Aldi Rama, teksa ndodhej i rrethuar nga RENEA, qëlloi dhe veten e ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Saimir Hoxha u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet saimir hoxha vritet saimir hoxha saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll