Aktualitet

Dosja “Shpirti”, lirohet nga burgu Mariglen Duçkollari, mbyllet në shtëpi

9 Tetor 2021, 13:23 Nga DOSJA
Dosja “Shpirti”, lirohet nga burgu Mariglen Duçkollari,

TIRANË– Mariglen Duçkollari alias Zaimi, një nga personat e vënë në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti” është liruar nga qelia. Gazetari Elton Qyno raporton për Ora News se Duçkollari i akuzuar për veprat penale “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafik droge” në bashkëmbim, është liruar pesë ditë më parë dhe është në masën “arrest shtëpie”.

Kanë qenë avokatët mbrojtës të Duçkollarit që kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, kërkesë që është pranuar nga Gjykata. Avokatët mbrojtës pretendojnë se Duçkollari nuk ka qënë i përfshirë në trafikun dhe kultivimin e drogës. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të ankimojë vendimin e ndryshimit të masës së sigurisë, në gjykatën e Apelit, duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Mariglen Duçkollari është izoluar në banesën e tij në Vlorë, ndërsa babai i tij, Ilirjan Duçkollari alias “Daja i Vlorës” është ende pas hekurave. Për të njëjtën dosje janë marrë të pandehur edhe Orhan Duçkollari, xhaxhai i Mariglen Duçkollarit si dhe Rexhino Muçaj ose “Xhino” që rezulton të jetë nipi i kreut të këtij grupi, Ilirjan Duçkollarit.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”. Në mesin e tyre, është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u përmend nga një trafikant droge, me të cilin kishte jetuar në një shtëpi, si dhe zyrtarë policie e trafikantë.

Emri i Duçkollarit gjithashtu ka dalë nga dëshmia e njërit prej personave të arrestuar në Bari të Italisë, i cili vendosi të bashkëpunojë dhe tregojë të gjithë aktivitetin kriminal mbi trafikun e drogës që ai kryente në kuadër të organizatës që drejtohej nga familja e Ilirjan Duçkollarit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mariglen duckollari operacioni shpirti mariglen duckollari operacioni shpirti

Sondazh

Poll