Aktualitet

Ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë së COVID, kush janë 6 të arrestuarit në Tiranë?

9 Tetor 2021, 12:44 Nga DOSJA

TIRANË-Mbrëmjen e djeshme, ‘Krimi Ekonomik’ dhe Policia e Shtetit zhvilluan një aksion në 6 depo farmaceutike në Tiranë, duke vënë në pranga 6 persona.

Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani, janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin medikamente kondrabandë gjatë periudhës së koronavirusit.

Kush janë të arrestuarit?

Bashkim Osmani, 56 vjeç, është administratori i “ELBA SHPK”, një kompani me 43 punonjës dhe që gjeneron më shumë se 5 milion dollarë në vit. Osmani e përdorte depon farmaceutike që ka në pronësi për tregtimin e medikamenteve kontrabandë gjatë peridhës së pandemisë. Gjithashtu ortake në kompaninë “ELBA SHPK” është edhe Elda Tomçini, por kjo e fundit nuk ishte pjesë e të arrestuarve.

Florian Marku është një tjetër person i arrestuar nga policia, i cili ka në zotërim 3 farmaci: “Flori”; “Flori 2”; “Flori 3”, të treja në kryeqytet.

Blerim Bitri, është pronar i “Farmaci Bitri” në rrugën nacionale Kamëz – Tiranë, i cili përfitonte nga situata e pandemisë dhe shiste medikamente kontrabandë.

Florian Lili është një tjetër person i arrestuar për shitje të medikamenteve kontrabandë. Ai mban edhe postin e kryetarit të PD-së në Njësinë 11 në Tiranë.

Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja Margarita Xhaxhiu.

Të gjithë akuzohen për veprat penale: “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne tirane bashkim osmani florian lili florian marku jani papuli kontrabande ilacesh margarita xhaxhiu aksion ne tirane bashkim osmani florian lili florian marku jani papuli kontrabande ilacesh margarita xhaxhiu

Sondazh

Poll