Aktualitet

VIDEO/ Tmerr në Itali, shqiptari kërcënon njerkun me thikë, italiani kërkon ndihmë me foshnjen në krah

9 Tetor 2021, 11:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Tmerr në Itali, shqiptari kërcënon njerkun me thikë,

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali disa ditë më parë, ku një shqiptar ka sulmuar njerkun  tij me thikë. Foggiatoday shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi në Carapelle të Foggias, ku 20-vjeçari, pasi ka kërcënuar me thikë, ka marrë një gur dhe ka tentuar që të vrasë njerkun.

Nga mediat italiane bëhet me dije se ngjarja dhe agresiviteti i 20-vjeçarit ka qenë pa ndonjë arsye specifike. Pasi i riu ka kërcënuar njerkun, ky i fundit me një fëmijë të vogël në krah ka bërë thirrje për ndihmë, thirrje të cilët janë dëgjuar nga gruaja e tij dhe nëna e 20-vjeçarit. Në këtë moment në vendngjarje kanë shkuar edhe dy karabinier, të cilët ndodheshin në afërsi.

Policët kur panë italianin të plagosur njoftuan ambulancën si dhe karabinierët, ndërkohë që me një gurë të madh në dorë sipër italianit ishte 20-vjeçari. Policët me anë të bisedimeve arritën që të mbushnin mendjen e 20-vjeçarit, që të hiqte dorë nga goditja e njerkut, ndërkohë që pasi ai hodhi gurin, karabinierët arritën që ta arrestonin, ndërkohë që njerku ndodhet në spital.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll