Aktualitet

E qëlluan me armë zjarri, dëshmia e 24-vjeçarit: Nuk e di se kush më ka plagosur

9 Tetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
E qëlluan me armë zjarri, dëshmia e 24-vjeçarit: Nuk e di

SHKODËR– Isak Mehmedaj ka dhënë dëshminë e tij për policinë nga spitali i Shkodrës. 24-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan të Shkodrës, është shprehur se nuk e di se kush e ka plagosur, pasi nuk mundi që ta shikonte autorin. I riu ka mohuar që të ketë konflikte me persona të tjerë.

Unë nuk e di se kush më ka plagosur. Nuk e kam parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë. Nuk kam ndonjë konflikt me kend dhe nuk e di përse më plagosën’”, mësohet të ketë thënë 24 vjeçari.

I riu u qëllua me armë zjarri në krah nga persona ende të paidentifikuar. Ai ishte duke hedhur mbeturinat në një zonë të pabanuar teksa u qëllua me armë zjarri. Policia ende po heton ngjarjen për të zbuluar autorët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet isak mehmedaj plagosje në shkodër isak mehmedaj plagosje në shkodër

Sondazh

Poll