Aktualitet

VIDEO/ Aksident në Berat, katër anëtarët e një familjeje në luftë për jetën, i përplasi furgoni i mallrave

9 Tetor 2021, 16:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Aksident në Berat, katër anëtarët e një

BERAT– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat ku një makinë e tipit Hunday, me katër persona brenda është përplasur me një furgon mallrash, tip Benz, i cili devijoi në përpjekje për të parakaluar. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal. Katër personat që po udhëtonin së bashku janë pjesë e të njejtës familje, të identifikuar si Resmi Bilbili, drejtuesi i mjetit, bashkëshortja Gjenovefa dhe dy fëmijët e tyre, djali Riza dhe vajza Pamela. Ata janë plagosur si pasojë e kasidentit dhe gjenden në rrezik për jetën. Spitali Rajonal i Beratit ka informuar se ata ndodhen në terapi intensive në Repartin e Reanimacionit. 

Ndërkohë drejtuesi i furgonit, Valter Belishaku, 30 vjeç është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij mbi aksidentin. Sipas policisë e cila ndodhet në vendngjarje për hetime të mëtejshme, ngjarja ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë, shpejtësisë së drejtuesit të furgonit dhe parakalimit të tij të gabuar. 

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat aksident ne berat

Sondazh

Poll