Aktualitet

Çmimet të papërballueshme në Fier, e moshuara: Duhet te mendojë çik mirë ai…

9 Tetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
Çmimet të papërballueshme në Fier, e moshuara: Duhet te

FIER– Efekti i rritjes së çmimeve ka prekur dhe qytetarët në Fier. Për ‘Faxnews’ qytetarët shprehen se çmimet janë rritur në stratosferë dhe janë të papërballushem. Edhe vetë tregtarët pranojnë se janë duke shitur më shtrenjtë, pasi edhe vetë ata janë duke i blerë me një çmim shumë më të lartë se vitet e kaluara.

Në prej tregtarëve që shet brenda tregut të fruta perimeve në Fier, tha se është koshient që çmimet janë rritur, dhe nëse do të kishte dhe shtrenjtim të energjisë elektrike, për ta do të ishte e papërballueshme.

“Populli është i varfër, është fukara, më vjen shumë keq, unë vetë paguaj taksa, është shumë e vështirë. Shitësit në rrugë dhe në lagje mua më prishin shumë punë, deri tani nuk ka asnjë reagim nga Bashkia. Nëse rriten energjia dhe nafta do të jetë shumë e vështirë. Domatja ka pësuar rritjen më të madhe, speca, janë rritje në ekstrem, ka shkuar buka 1 mijë e 200 lekë, është krizë e paparë”, u shpreh tregtari.

Ndërkohë që shtresa që e ndjen më së shumti rritjen e çmimeve është padyshim ajo e pensionistëve, të cilëve prej kohësh nuk iu është rritur pensioni.

Janë ngritur, për ne si pensionistë janë upupu, janë shumë keq. Më keq akoma do bëhet, edhe te karburantet keq është për të rinjtë. Kam punuar 33 vite mësuese dhe marr 170 mije lekë, janë shumë pak. Duhet te mendojë çik mirë ai që të na shikojë edhe ne”, shprehet një qytetare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet çmimet e larta fier kriza e energjise elektrike çmimet e larta fier kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll