Politike

VD/ U kërkua të mbyllej emisioni! Çani: Sandri është pronari. Rama: Vetëm me levë, ta mendojë mirë

9 Tetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
VD/ U kërkua të mbyllej emisioni! Çani: Sandri është

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi mbrëmjen e djeshme që të mos përfundonte emisioni ‘Zonë e Lirë’ pasi ishte në mes të një diskutimi me avokatin Adriatik Lapaj. Arjan Çani po diskutonte me ‘Ledion’ se në cilin moment duhej ta ndërpriste emisionin, pasi edicioni informativ i lajmeve kishte orarin e transmetimit. Rama kërkoi që të mos ndërpritej, duke iu drejtuar drejtori të ‘TvKlan’, Aleksandër Frangajt, që të mos e ndërpriste. ‘Thuaj Sandrit jo e kam seriozisht, shyqyr që erdha në një emision ku po flas me dy njerëz’– ishte fjalia me të cilën Rama iu drejtua Çanit e më pas kamerës, si një mesazh të drejtëpërdrejtë për Frangajn.

Çani u shpreh se pronari është Frangaj dhe mund të ulë levën, ndërkohë që Rama iu kthye duke thënë se duhet ta mendojë mirë.

DISKUTIMI:

Çani: E mbyllim?

Rama: Një minutë, Thuaj Sandrit jo e kam seriozisht, shyqyr që erdha në një emision ku po flas me dy njerëz për njerëzit, jo me dy analistë për seksin e ëngjëjve. Aleksandër nuk ka, regjimi vendos që djali do flasë deri në fund.

Çani: Regjimi vendos që të vazhdojë emisioni?

Rama: Po, po, regjimi ky është. Nëqoftëse se Aleksandër Frangaj kërkon të na mbylli gojën le të heqi dritat, për sa kohë të ketë dritat dhe sa kohë ka kamera ne vazhdojmë emisionin.

Çani: Sandri mund të uli levën vëlla, ai është pronar.

Rama: Sandri vetëm me levë, por ta mendojë mirë.

Ledio: Vazhdojmë siç jemi

Rama: Ashtu, po regjimi….

Çani: A vazhdojmë, tha Sandri….

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander frangaj edi rama aleksander frangaj edi rama

Sondazh

Poll