Aktualitet

Rritja e çmimeve/ I moshuari në Elbasan: Ç’të bëjmë, presim të vdesë Rama, ti bëjmë kokën paçe

9 Tetor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve/ I moshuari në Elbasan: Ç’të

ELBASAN– Qytetarët në Elbasan janë shprehur të shqetësuar për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore. ‘Faxnews’ mori komentet e disa nga pensionistët e qytetit, të cilët ishin duke blerë ushqime në tregjet e zonës. Qytetarët ankohen se me rrogat që marrin e kanë të pamundur të ushqehen. Madje një prej tyre bëri një koment të hidhur për kryeministrin, duke thënë se nuk kanë çfarë të bëjnë, veçse të presin kur ai të vdesë dhe t’ja bëjnë kokën paçe.

Të moshuarit:

Me pensionin që kemi ne nuk e përballojmë dot, janë rritur sheqeri, orizi, vaji, bulmeti, edhe qumështi ka shkuar 1400 lekë. Mish pule marr unë, s’kemi pare për mish viçi. Shumë keq jemi, ishalla nuk rriten se nuk e përballojmë dot’.

‘Nuk tregojnë tregtarët që janë rritur çmimet, kanë nisur rëndshëm. Si ja bëjmë, do presim që të vdesi Edi Rama dhe ti bëjmë kokën paçe, që ta hamë ne pensionistët’.

“Jo mish jo, nuk blejmë dot, me aq sa marrim ndonjë kofshë pule”.

“Shumë shtrenjtë, nuk folet, çfarë ka zarzavate fruta, edhe bulmeti është rritur, leku po ai që ka qenë dhe çmimet në stratosfer. Tmerr, tmerr, ka shkuar kilogrami i mishit 9 mijë lekë, detyrohe fëmija me ikë, më merr djali në telefon dhe më thotë mami janë rritur edhe këtu çmimet, por janë rritur edhe rrogat me 30%, i bie të marrim erë, nja gjysëm kile”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rritja e çmimeve rritja e çmimeve

Sondazh

Poll