Politike

Emergjenca energjetike, Basha: Mashtrim i Ramës për të ngritur çmimin, nafta hyn kontrabandë, do bëjmë kallëzim në SPAK

8 Tetor 2021, 09:48 Nga DOSJA
Emergjenca energjetike, Basha: Mashtrim i Ramës për të ngritur

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar mashtrim dhe një mënyrë që kryeministri Edi Rama po përdor për të gënjyer shqiptarët dhe për t’i bërë ata të mendojnë se kriza e energjisë elektrike është e pashmangshme. Në një konferencë me gazetarët, pasi kryeministri Rama shpalli gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike, Basha tha se ndalimi i investimeve për Koroporata Elektroenergjitike Shqiptare, Operatori i Shpërndarjes së Eenergjisë Elektike dhe Operatori i Sistemit të Transmetit ishte pika pesë e planit me shtatë pika që ai vetë ka propozuar.

Basha shtoi se kjo është një pikë e vjedhur, por sërish një mashtrim, pasi sipas tij, nuk do të zbatohet asnjëherë. Sipas kryedemokratit, Rama është ‘Sudja’, por me flokë të prera dhe me mjekër që po merr paratë e shqiptarëve e po i fut në xhepat e tij.

Kreu i Partisë Demokratike shtoi se të ndalosh investimet për këto institucione, për kryeministrin Rama është njësoj si të ndërpresë çdo marrëdhënie me persona si Ardian Çela. Ky i fundit, sipas Bashës është aty ku është, në postim e administratorit të OSHEE-së, pasi dërgon ‘valixhe’ sa më lart. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kanë zhvatur 10 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, sipas Bashës. Gjatës fjalës që mbante, kryedemokrati tha se për ta zbuluar këtë gjë, mjafton që të krahasosh çmimin e energjisë elektrike në bursë me çmimin me të cilën e blenë OSHEE-ja dhe KESH. Në total, sipas Kreut të Partisë Demokratike duheshin paguar 29 milionë euro për tre tendera dhe janë paguar 39 milionë euro.

Nga burime të brendshme dhe konfidenciale, Basha deklaroi se ka mësuar se në mbledhjen e kabinetit qeveritar është raportuar se 30% e karburantit në Shqipëri futet kontrabandë dhe se edhe vetë ministrat kanë shtangur kur e kanë dëgjuar. Për këtë gjë, Basha shtoi se Partia Demokratike do të bëjë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Emrat që nënfaturohen për t’i shërbyer qeverisë, Basha premtoi se do t’i bënte publikë për të nxjerrë në pah personat që sipas tij kapë kapur shtetin. Nismën ligjore për uljen e TVSH-së nga produktet e shportës, Basha tha se shumë shpejt do ta depozitojnë në Kuvend.

Gjatë deklaratës, kreu i selisë blu nuk la pa përmendur edhe ish-zëvendëskryeministrin Erion Braçe, për të cilin tha se gjatë ditës firmoste koncensione, kurse natën denonconte qeverinë në Facebook. Për kryeministrin Rama, Basha shtoi se lidhjet me ortakët e vjetër vijon t’i mbajë dhe t’i presë në paradhomën e restorantin e Kryeministrisë.

(F.g;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha me gazetaret 8 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 8 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2021, 13:12

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nisma ligjore për të uljen e TVSH-së në produktet e shportës do të depozitohet shumë shpejt në Kuv...