Politike

VIDEO- ‘Jemi në vit të mirë energjitik’/ Rushaj: Në maj çmimi ishte më i lirë, mund ta kishin blerë

8 Tetor 2021, 12:04 Nga DOSJA
VIDEO- ‘Jemi në vit të mirë energjitik’/ Rushaj:

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj nuk e cilëson si krizë gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria. Gjatë konferencës me gazetarët, Rushaj u shpreh se ky vit nuk mund të quhet vit krize. Ai tha se nëse shihen të gjitha bilancet, në muajin shtator KESH ka shtuar prodhimin e saj, madje shtoi se është e gjitha çështje keqmenaxhimi. Ndërkohë Rushaj tha se në muajin maj çmimi ishtë më i mirë dhe qeveria mund ta kishte blerë energjinë mirëpo kjo nuk ndodhi.


Jemi munduar ta thjeshtësojmë skemën apo modelin e tregut sesi funksionon. Ky vit mund të quhet çfarëdo por jo krizë energjitike. Nëse do shohim bilancet do shohim se deri në shtator KESH ka shtuar prodhimin dhe jemi në një vit shumë të mirë energjitik. Gjatë gjithë vitit konsumojnë 4.6 miliardë kilovat, të gjithë personat që paguajnë faturën është aq, ndërkohë që 4.5 janë prodhuar deri më sot. Kjo është e rëndësishme sepse Kasakada e Drinit është vendosur për konsumim familjar. Cmimi që KESH ja shet OSHE është 1.5 lekë kilovat, çmimi duhet ishte rreth 12 euro për megaëat/orë ndërkohë që sot është 200 e ca euro. Tërësisht keqmenaxhim, nuk ka të bëjë kriza aspak. Nëse për një moment do të besonim atë që thotë Rama se nuk kishim asnjë mundësi për ta shitur me çmim tjetër energjinë elektrike, OSHE që ka detyrimin ligjor, a nuk duhet që këtë energji duhet ta blinte në prill apo në maj kur secili e di se çmimi do të ishte më i lirë. Në maj ka qenë 3.5 herë më lirë sesa çmimi me të cilin qeveria ka blerë energjinë. Aty kanë një konkurrencë, se cili gjeneron më shumë lekë për kompaninë e vet. Është e papranueshme që qytetarët shqiptarë të përballojnë krizën e keqmenaxhimit të operatorëve publikë.’- u shpreh Rushaj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj basha me gazetaret 8 tetor 2021 alfred rushaj basha me gazetaret 8 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2021, 13:12

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nisma ligjore për të uljen e TVSH-së në produktet e shportës do të depozitohet shumë shpejt në Kuv...