Politike

Yuri Kim takon ministren e Financave: Forconi masat kundër pastrimit të parave

8 Tetor 2021, 13:39 Nga DOSJA
Yuri Kim takon ministren e Financave: Forconi masat kundër pastrimit

TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj duke publikuar edhe detaje nga takimi me të. Teksa postoi foto nga takimi, ambasadorja Kim shprehu mbështetjen e SHBA-ve në fiskalizim, duke kërkuar më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit. Ajo shtoi se proceset sa më efikase do të tërheqin investime amerikane në vendin tonë.

“U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin në detyrë. SHBA i kërkon Shqipërisë të forcojë masat kundër pastrimit të parave, siç rekomandohet në raportn e Moneyval për luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane dhe do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqinj. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit,”-shkruan ambasadorja. 

POSTIMI I PLOTË:

1/2 Met yesterday with new Finance & Economy Minister @DelinaIbrahimaj to congratulate her on appointment. ?? urges ?? to strengthen measures against money laundering, as recommended https://t.co/b6lJC1NReX – essential for fight against corruption. pic.twitter.com/sPYHJ3dV0X

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 8, 2021

(a.b.k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delina ibrahimaj yuri kim delina ibrahimaj yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2021, 13:12

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nisma ligjore për të uljen e TVSH-së në produktet e shportës do të depozitohet shumë shpejt në Kuv...